Pas tre vitesh, Don Phenom takoi DJ-in që i lëshoi këngën e Noizyt dhe ja çka ndodhi

Rreth tre vite më parë, fansat e hip-hopit mund ta kenë të freskët një episod jo edhe aq të këndshëm të Don Phenom në një koncert të tij.

DJ i eventit i lëshoi këngën e Noizyt në një periudhë rivalitetesh së ashpra mes tyre.

Por, tre vite pas, ai është takuar sot me DJ-in me të cilin duket të mos ketë hatërmbetje.

Në një video, ky i fundit mes tjerash dëgjohet duke thënë:

“U takuam pas tre vjetësh. Unë jam ai DJ që pata bërë incidentin në Durrës Donit. I kërkoj ndjeësë, pas incidentit jemi takuar dhe kemi marrë vesh që familjet tona kanë rreth shoqëror të përbashkët dhe ja ku jemi sot, takohemi shpejt”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hip Hop Shqip (@hip.hop.shqip_)

Ndërkohë, vet reperi është shprehur se askush nuk ia ka imponuar atij këtë sjellje e cila është bërë nga djaloshi për shkak të moshës së re por pa e menduar për të bërë diçka që do shndërrohej në virale. /Prive.al