“Sikur zhvishesh para familjes tënde”/ Aktori i njohur i “ Euphoria”-s flet për xhirimet e skenave nudo
Jacob Elordi ,ka folur gjatë një interviste për “The Ellen Show” në lidhje me skenat ‘e nxehta’ që janë shfaqur gjatë serialit më të famshëm “Euphoria” i cili sapo ka përfunduar sezonin e dytë.Ylli i “HBO” luan rolin e Nate Jacobs ka treguar për rolin e tij se ai “është si një shakaxhi ultra-mashkullor” dhe nga ata djem të cilët priren të lëvizin shumë pa këmishë. Dhe mendon se kjo gjë është në rregull.”
“Ti je shumë lakuriq,” e ngacmoi Ellen DeGeneres,. “Kur shkruajnë skenarin, a thonë: “Hej, si ndihesh kur je lakuriq?” Apo je befasuar krejt papritur, ‘Oh, duhet të jem lakuriq!’.
Sipas aktorit nuk ka zgjidhje tjetër dhe duhet t’i përshtatët rolit të tij.
“Nuk ke zgjidhje. Çdo skenë është si: Ai fle me këtë person. Ai e bën këtë me këtë person, lakuriq. Unë kam bërë disa filma ku arrin deri aty sa është si: Ai shkon në qendër pa këmishë. Ju jeni si, pse? Pse ndoshta do t’ju duhet?”.
Elordi gjithashtu tregoi se e ka ngushëlluar fakti që ekuipazhi së bashku me koordinatoren e tij ku e quajti si një familje e madhe e lumtur dhe kjo gjë është shumë e çuditshme sipas tij.
“Ekuipazhi ka qenë i njëjtë nga sezoni i parë në sezonin e dytë, kështu që është disi si… është si të zhvishesh para familjes tënde, e di?”! Gjë që është e çuditshme. Është gjithmonë e çuditshme.”– Tregoi Elordi me shaka.