Sarah Berisha së shpejti në rolin e moderatores. Ja spektakli që do të drejtojë

Sarah Berisha do vijë me një rol të ri. Blogerja shqiptare që u bë edhe më e famshme pas “Big Brother VIP” do jetë moderatore në emisionin “Kosherja Show”.

Sezonin i ri i spektaklit të humorit do të vijë me një moderatore të re, pra Sarah, dhe lajmi është bërë me dije nga faqja zyrtare e emisionit në rrjetet sociale. “Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon, spektakli do të ketë një moderatore të re. Ne i urojmë mirëseardhjen Sarah Berishës. Gjithashtu falenderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e dhënë.” -shkruhet në postimin e pak orëve më parë.

Edhe Sarah, përmes një videoje në Instastory paralajmëron ndjekësit se së shpejt do të ndajë me ta fillimin e një projekti “emocionues” ndonëse nuk ka treguar detaje. Ndërkohë, përmendim se kur ishte ende pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Sarah zbuloi se ka shumë qejf të prezantojë dhe shpesh në prova të ndryshme javore merrte rolin e moderatores.

Gjatë sezonit të kaluar “Kosherja Show” u moderua nga Bes Kallaku dhe Jona Spahiu teksa ende nuk ka detaje nëse krah Sarah këtë herë do jetë Besi apo ndonjë figurë tjetër.