“Nuk e kam besuar kurrë që Fifit i ra vërtet të fikët”, Iliri jep argumentet dhe më pas… pendohet
Një prej episodeve më të vështira në Big Brother VIP ishte kur Fifit i ra të fikët gjatë një debati me opinionisten Balina Bodinaku. Pas kësaj, ajo u qetësua dhe mori vendimin që të largohej nga shtëpia.
Kjo gjë u diskutua edhe me banorët në Post Big Brother VIP, pasi disa prej tyre nuk e besonin se Fifit i ra të fikët nga mbidoza emocionale.
Ilir Shaqiri, fituesi i këtij edicioni të Big Brother VIP në TCH, u shpreh se i kërkoi falje, kur kuptoi se i ka ndodhur dhe kur ka qenë jashtë shtëpisë.
Ilir: “Këtë gjë e kam përjetuar dy herë. I kam kërkuar falje Fifit. Duke qenë se kjo dozë emocionale ka ndodhur në 2 raste kur Fifi ka vendosur të lërë shtëpinë, unë mendova mos është një rrugë shpëtimi që Fifi i gjen vetvetes”.
“Pra, ndodh që ka nxjerrë fjalën nga goja, nuk i mbet gjë tjetër veçse të marrë valixhen e të dalë nga shtëpia”, shtjelloi Iliri mendimin.
“Sa i përket negativitetit, mendoj se këtë negativitet nuk e kam parë veçse një grup njerëzish që i rrinin nga mbrapa dhe duke i dhënë të gjithë suportin që mund t’i jepnin. Gjatë një bisede me Valonin kuptova se i ndodh jashtë shtëpisë dhe i kërkova falje”, shtoi balerini, fitues i këtij edicioni.