Presidenti i Ukrainës tregon të vërtetën: “Bota na la vetëm, nuk më kthejnë përgjigje, i druhen Putinit”
Presidenti i Ukrainës ka thënë se vendi i tij ka mbetur i vetëm përballë agre.sionit rus pasi Kremlini filloi një ofensivë në shkallë të gjerë.
Ata u morën jetën më shumë se 130 ukrainas në ditën e parë, shkruan The Guardian. Në një fjalim drejtuar kombit pak pas mesnate, Volodymyr Zelenskiy tha:
“Ukraina ka mbetur e vetme përballë agre.sionit rus. Kush është i gatshëm të jetë përkrah nesh? Nuk ka asnjë. Kush është i gatshëm t’i japë Ukrainës një garanci për anëtarësimin në NATO?”
“Të gjithë i druhen Putinit”. Zelenskiy tha se 137 ukrainas, si personel ushtarak dhe civil kanë dhënë jetën që nga fillimi i su.lmit të enjten ndërsa 316 janë plao.gosur, tha ai.
Presidenti shtoi se ai dhe familja e tij do të qëndrojnë në Ukrainë, pavarësisht se Rusia e identifikoi atë dhe famijen e tij si objektin kryesor.
“Ata duan të shkat.ërrojnë Ukrainën politikisht duke rrëzuar kreun e shtetit. Unë do të qëndroj në Ukrainë së bashku me familjen time. Unë jam objektivi kryesor i qeverisë ruse, ndërsa familja ime objektivi i dytë”, deklaroi presidenti ukrainas.