“Flakë deri në tavan”, aktori Gert Ferra tregon përjetimin e tmerrshëm kur i ra zjarr në shtëpi

Në vijimin e këndshëm të intervistës në studion e “Rudina” me aktorin Gert Ferra, bashkëshorten e tij Greis dhe vogëlushen Odrit,, rrëfehet një incident i frikshëm. Një dhomë në shtëpinë e tyre mori flakë teksa brenda ndodhej qeni i shtëpisë. Për fat, askush nuk u lëndua, por të dy tregojnë frikën e përjetuar në atë moment të llahtarshëm.

Gert Ferra: Kemi një shtëpi të ngrohtë, por për merak të vajzës në ato ditët e ftohta vumë dhe një ngrohëse me rezistencë, por për shumë pak. Nuk e di, shkëndijë a nuk e merr vesh nga se erdhi, merr flakë batanija. Merr jorgani dhe unë për fat, sa dola.

Rudina Magjistari: Mund të ketë qenë batanija edhe afër…

Gert Ferra: Çfarë s’bën vaki. Dhe më e tmerrshmja është se Kashka ishte në dhomë brenda, e mbyllur. Greisi ishte me vajzën në kuzhinë. Unë s’isha fare, Greisi nuk e ndiente fare, ku ta kuptonte.

Greis Ferra: Fakti që qeni hapi derën bëri që të dilte era e tymit dhe unë thashë “çfarë po ndodh?”

Gert Ferra: Erdhi e lebetitur. Tmerr! Mezi e ka fikur me ujë.

Rudina Magjistari: Kur hyre ti aty, çfarë skene pe?

Greis Ferra: Pashë që përveç tymit, po merrte flakë, ishte e tmerrshme.

Gert Ferra: Flaka deri në tavan./tvklan.al