Rikthehet pas shumë vitesh në ekran emisioni i dashur nga të gjithë
Programi i njohur prej disa dekadash, “Gjeniu i vogël”, do të rikthehet shumë shpejt por këtë herë në ekranin e “Vizion Plus”.
Në kërkim të talenteve të vegjël që kanë pasion këngën e muzikën, “Gjeniu i vogël” do të rikthehet për të mbështetur të gjithë artistët e vegjël.
Ndonëse prezantuesit e programit ndër vite kanë qenë Alketa Vejsiu, Suela Demiri, Klea Huta, prezantuesi i këtij edicioni mbetet ende enigmë.
Por me shumë gjasa do të jetë Klea Huta, që mbylli me shumë sukses po në këtë televizion moderimin e spektaklit të përjavshëm “Këngë moj”.
Kujtojmë se “Gjeniu i vogël” ka qenë programi i cili ka nxjerrë një sërë talentesh, që vazhduan rrugëtimin në muzikë për shumë gjatë, mes tyre emrash si Olta Boka, Kejsi Tola, Xhensila Myrtezaj etj
Ende nuk dihet se do jetë formula e këtij sezoni dhe mënyra si do zhvillohet, por e dimë që do ketë sukses dhe audiencë maksimale.