“S’e meriton një përfaqësues si Putin”- Tenori shqiptar kujton performancat në Rusi pas sulmeve në Ukrainë: Psikopati! E kam përjetuar edhe vetë luftën, ndjej…
Tentori i famshëm shqiptar, Rame Lahaj ka prekur shumë skena të botës dhe mes tyre është edhe teatri “Bolshoi” në Moskë.
Tenori ka kujtuar performacat në Moskë, pas pushtimit rus të Ukrainës. Ai u shpreh se “Rusia nuk e meriton një përfaqësues si Putini”, duke theksuar se kjo psikopati për destabilizim i adresohet direkt presidentit rus.
Rame Lahaj tha se e ka përjetuar edhe vetë luftën kur ishte fëmijë, ndaj ndjen keqardhje për Ukraninën dhe shtetasit e saj.
“Si artist kam qenë disa herë në Moskë të Rusisë për të performuar në “Bolshoi teatër”, teatër ky me një kulturë shumë vjeçare. Ata janë artistë e njerëz të mëdhenj. Në boten e operës kam shumë miq rus të cilët janë njerëz e artist të mrekullueshëm. Njerëz paqësor dhe të emancipuar.
Këto ditë kam diskutuar me disa prej tyre, ku kam kuptuar keqardhjen që shprehnin ndaj situatës me Ukrainën. Përfundimisht Rusia nuk meriton një përfaqësues si Putini. E gjithë kjo psikopati për destabilizim i adresohet direkt atij. Si një fëmijë që ka përjetuar luftën, ndjej keqardhje për Ukrainën dhe qytetaret e saj.
Dhe uroj që gjendja të stabilizohet shumë shpejt. Sikur nuk kaluam mjaftueshëm dy vjet trauma nga pandemia. Veç edhe lufta na mungonte. Poshtë Putini dhe psikopatët që e mbështesin destabilizimin e çfarëdo provokimi për luftë”, shkroi ai në një postim në Instagram.
View this post on Instagram