FOTO/ Banorët e Kievit në radhë për të tërhequr para në bankomate, strehohen në tunelet e metrove për t’i shpëtuar sulmeve ruse
Pas pushtimit që Rusia i bëri Ukrainës sot më 24 shkurt, foto dhe video qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare, që tregojnë largimin e banorëve për ti shpëtuar agresionit.
Banorët janë parë nëpër bankomate duke tërhequr kursimet e tyre, ndërsa më pas i janë drejtuar metrove dhe stacioneve për t’u larguar, ndërsa disa të tjera janë strehuar nëpër tunelet e metrove.
Shumë prej tyre po nxitojnë për në kufirin perëndimor për t’i shpëtuar tankeve në hyrje, ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpalli gjendjen e luftës.
Shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas dhe qytete të tjera të mëdha pas njoftimit të Vladimir Putin se një operacion ushtarak kishte filluar
Presidenti rus njoftoi veprimin gjatë një fjalimi televiziv herët të enjten në mëngjes, duke thënë se masa ishte një përgjigje ndaj kërcënimeve nga Ukraina. Ai shton se Rusia nuk ka një qëllim për të pushtuar Ukrainën.