Prezantuesja e njohur merr propozimin e veçantë për martesë nga parnteri i saj/ Ja çmimi marramendës i unazës prej diamanti
Prezantuesja televizive Vicky Pattison ka marrë një propozim për matesë nga i dashuri saj Ercan Ramadan.
34-vjeçarja, konfirmoi se do të kurorëzohet me partnerin e saj, 28-vjeçar, pasi ai i propozoi në gjunjë në mes të perëndimit të diellit në plazhin e Dubait.
Ish-ylli i ‘Geordie Shore’ ndau për ndjekësit e saj në Instagram momentin kur Ercan u ul në një gjunjë duke mbajtur kutinë e unazës në plazhin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku gjithashtu tregoi unazën e saj të fejesës me gurë diamanti.
Krahas imazheve me shumë dashuri, ajo ka shkruar: ‘Të zgjedh dhe do të të zgjedh pa pushim, pa dyshim, në rrahjet e zemrës time… do të jesh gjithmonë ti. Përjetësisht”
Argjendari britanik, Rox, aludoi se unaza kushton rreth 200,000 £.
Gjithashtu, Ercan ndau në profilin e Instagram-it, imazhe me gruan e tij të ardhshme teksa shëtisnin përgjatë brigjeve ranore të plazhit pas propozimit, ku krahas fotove, Ercan ka shkruar: “Ajo tha po! Forca ime… Të dua përgjithmonë dhe gjithmonë. Mezi pres të fillojmë kapitullin tonë të ri së bashku”.
Njoftimi i Vicky-t u vërshua me mesazhe urimi nga miqtë dhe fansat e saj të famshëm, teksa kanë uruar çiftin.
Ish-ylli i Love Island, Kady McDermott tha: ‘URIME Djema!!’
Gabby Allen tha: ‘OMG VICKY!!! Urime të dyve.’
Chris Hughes, shkroi: ‘Kjo është e mahnitshme, e meritoni që të dy.’
Olivia Bowen shkroi: ‘OMG URIME ENGJËJT E MI’.
Ndërsa Montana Brown, tha: ‘Urime bukuroshe!!’
Prezantuesja ka postuar më pas disa foto gjatë darkës ku mbi to shkruante: ‘Sinqerisht jam më e lumtur se kurrë, dukeiu referuar kështu propozimit të marrë nga partneri i saj.