Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet e vdekur aktorja e njohur

Lindsay Perlman ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeçare. Aktorja, e cila është shfaqur në serialet televizive si General Hospital dhe Chicago Justice, u gjet e vdekur të premten pesë ditë pasi ishte zhdukur. Ajo u pa për herë të fundit në një lagje të Hollywood-it, disa kilometra larg vendit ku u gjet trupi i saj.

Mediat e huaja raportojnë se trupi i saj u gjet i mbështjellë në një batanije në makinën e saj dhe kishte pilula kudo. Familja dhe miqtë e shqetësuar kishin kërkuar ndihmë për ta gjetur. Ndërkohë, ende nuk ka detaje të tjera nga policia. Shkaku i vdekjes së saj tani po hetohet nga mjekësia ligjore.

/abcnews.al