Julia Fox nuk ishte e dashuruar me Kanye-n, por e bëri publike lidhjen për një super arsye

Ndarja e Kanye West dhe Julia Fox nuk ishte surprizë duke qenë se reperi është më shumë se i qartë në qëllimin e tij: Të kthehet me Kim Kardashian.

Pavarësisht se dëshirën për rikthim e ka kthyer në dramë publike dhe “luftë” me Pete Davidson dhe është 100% i fokusuar aty, Julia gjen pak kohë për të rikthyer vëmendjen tek marrëdhënia e dyshes.

Përmes një postimi në Instagram, aktorja sqaroi se nuk ka qenë kurrë e dashuruar me Ye dhe mohoi të ishte e lënduar nga ndarja. Në fakt, ajo shtoi se nuk ka qarë më që prej 1997-ës, pasi në një prej titujve të Daily Mail thuhej se Fox ishte parë duke qarë në aeroport.

“Unë sigurisht që e dua Kanye-n, por nuk e di çfarë ju tha mendja që menduat se do të isha e dashuruar me të. Mos më dini gjë 12-vjeç?”– shkroi ajo.

Julia e përkufizon romancën me West si një tërheqje organike dhe thotë se është ndjerë e sigurtë rreth tij. Po pse u bë kaq publike që prej fillimit?

Sipas aktores është “shërbimi” që si e famshme i bën publikut. Fox shpjegoi se duke e bërë raportin publik, “i jepte njerëzve diçka për të folur” përveç pandemisë.

“Të famshmit nuk janë dhe kaq të rëndësishëm. Kështu që mund të na tregoni për të dashurit tuaj budallenj nëse doni.Po jetojmë në pandemi. Dreqi e mori jepini njerëzve diçka për të folur, bëni punën tuaj.”– vazhdoi ajo.

Burimi: BuzzFeed
Anabelmagazine