Meri Shehu bën me dhimbje koke fansat e Ilirit dhe Donaldit, asnjëri prej tyre nuk do jetë fituesi i BBV

Kur na ndajnë vetëm 3 ditë nga finalja e madhe e Big Brother, astrologia Meri Shehu ka bërë parashikimin e saj për fituesin. Sipas leximit të yjeve, shenja më e avantazhuar është ajo e Binjakëve, që lidhet në këtë rast me Beniadën.

Meri tha se të 4 finalistët kanë treguar se janë lider, ndërkohë që për Ilirin tha se ka qenë shumë praktikt në egoizmin e vetë.

“Është shumë e fortë, të gjithë ata janë lider, kemi dy shenja zjarri, Iliri dhe Einxhel, dhe përballë tyre të gjithë përulen. Nga vrulli, energjia, nga thënia e gjërave drejtpërdrejtë, pavarësisht mendimit tim, energjinë e shigjetarit e ka përdorur më mirë Einxhel.

Iliri ka dalë tërësisht në temperametin e Dashit, ka qenë praktik në egoizmin e vetë. Tani se çfarë do publiku, nëse një njeri që del me egoizmin e vetë, apo dikë që lufton për kauza, unë shoh një femër potente.

Kjo javë përkon me një hënë të plotë në 16, në Luan, Dashëve kjo iu jep madhështi dhe famë. Favorizim përmes yjeve në fakt kanë Binjakët, domethënë Beniada.

Beniada nuk ka pasur drama familjare si në Shqipëri, do të më dukej pak jo korrekte që ta fitonte dikush që nuk i përket shumë jetesës në Shqipëri”, shprehet Meri Shehu./noa.al