Fjoralba bën ‘paqe’ me aktorin e ‘Portokalli’?
Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja njihet për natyrën e tij pak “kundër rrjedhës”.
Ai shpesh ka zgjedhur që polemikat t’i bëjë publikisht, përmes rrjeteve sociale.
“Sherret” e tij direkte dhe indirekte janë disa në numër. E një prej tyre, ndonëse më i zbutur u la të nënkuptohej që ishte me prezantuesen aktuale të “Portokalli”, Fjoralba Ponarin.
Kohë më parë, ai pati bërë një reagim që qartazi u kuptua si një kunjë ndaj Fjoralbës.
Duke ‘vajtuar’ mungesën e dy prezantueseve historike, Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa, ai në rrjete sociale ishte shprehur:
“Nuk do vijnë moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave është koha e antivlerave dhe e …. Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”
Por, nga kjo deklaratë e qershorit të vitit të kaluar, ai ka ndryshuar mendje.
Së fundmi, Veleshnja ka bërë një postim krah Fjoralbës për të cilën shprehet:
“Fjoralba Ponari, këtë sezon do kemi fatin të ndjejmë magjinë e publikut më në fund”.
“Portokalli” do të rinisë me datë 6 mars, sërish nën prezantimin e Fjoralba Ponarit.
Përkundër rikthimit me një projekt të ri sërish nën logon e Top Channel, të paktën edhe për një kohë, Xhemi Shehu nuk do jetë në moderimin e programit të humorit, për të cilin dikur shprehej se “nuk ka ndërmend të heqë dorë asnjëherë dhe nëse do të ndodhte kjo, atëherë do të largohej edhe nga televizioni”.
View this post on Instagram
Prive.al