Lori Kaçka sjell bashkëpunimin e ri dhe gjithçka i dedikohet dashurisë

Një ditë para festës së dashurisë, Lori Kaçka i dha një dhuratë gjithë fansave të saj duke publikuar këngën e re që do jetë kolonë zanore e dashurisë.

“Shpirti im” quhet bashkëpunimi i saj me këngëtarin Osman Imeraj. Kishim kohë pa e parë në një bashkëpunim, por me këtë klip, Lori na kujtoi dhe njëherë sa me dashuri i punon këngët. Realizuar në dëborë dhe me atmosferën e dimrit që avash avash po ikën, kënga është një dedikim i bukur dashurie.

Lori nuk zhgënjeu as këtë herë dhe ne mezi po presim projektin e saj të radhës.