Aleksandër Gjoka takohet me gruan vetëm për festa, martesa në distancë prej 20 vitesh e muzikantit
Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka para katër vitesh u bë gjysh për herë të parë, pasi djali i tij 28 vjeçar Rei që jeton në Itali, u bë baba i një vajze nga bashkëjetesa me të dashurën italiane. Ishte viti 2013, kur Sandri e mori lajmin me telefon, sepse ai jeton larg familjes që prej vitit 1998, kur bashkëshortja e tij Merita së bashku me Rein (që është diplomuar për Informatikë) dhe vajzën 20 vjeçare Xhoel vendosën të jetojnë në Itali. Kantautori nuk iu bashkua familjes (pasi nuk e gjen veten atje si artist). Ai jeton i vetëm në Tiranë prej 20 vitesh. Ndërkaq Rita, siç ai e quan ai shkurt bashkëshorten erdhi për festën e ndërrimit të viteve për ta takuar. Muzikanti postoi në facebook këtë foto nga momentet që kanë kaluar bashkë me mbishkrimin “Me jetën time”, ku mori shumë komplimente nga miqtë e tyre. Thashethemeve për ndarje nga bashkëshortja, Sandri u dha fund në vitin 2009-të, ku u shfaq çift në një festë private mes artistësh pas shumë vitesh që jetonin larg njëri-tjetrit. Sandri dhe Merita u fotografuan duke shkëmbyer puthje në publik, për të dëshmuar se pavarësisht largësisë marrëdhënia e tyre vazhdonte normalisht. Dhe tani në gati 20 vite martesë në distance, Sandri rikthehet me këtë foto me gruan. Këngëtari vazhdon jetën e tij si artist në Tiranë, ndërkohë vendimin që pjesa tjetër e familjes të nisnin një jetë të re në Itali u mor nga të gjithë me qëllim arsimimin e dy fëmijëve jashtë vendit. Në lidhje me pyetjen që i kanë bërë gazetarët nëse ndonjë prej fëmijëve trashëgon talentin e tij, ai ka pohuar se djali Rei ka vesh muzike, por nuk preferoi të merrej me muzikë dhe vendosi të studionte për Informatikë.