“Po na detyrojnë të votojmë Donaldin”/ Publikohet denoncimi i punonjësit të Call Center-it: Pronari, mik i Romeos
Është ndezur loja në prag të finales së Big Brother. Duket se tashmë gara e vërtet është mes Ilirit dhe Donaldit që shihen si pretendentë për ta fituar këtë trofe. Pas më shumë se 120 ditësh, jashtë, fansat kanë shfaqur hapur pëlqimet e tyre, si për aktorin, ashtu edhe për balerinin. Veç se konkurencë brenda në shtëpi, një ‘betejë’ e ashpër po zhvillohet edhe jashtë Big Brother, me fansat e tyre.
Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që tashmë kanë shprehur hapur pëlqimin e tyre për njërin nga banorët dhe jo vetëm kaq, por edhe mbështetjen që i japin atyre me vota. Duket se garën në rrjetet sociale, deri më tani e ka të fituar Donaldi, pasi në Instagram, thuajse të gjitha sondazhet e nxjerrin atë fitues. Por kujtojmë se ato që çojnë njërin prej tyre në fitim janë votat e publikut.
Ndonëse finalja është të premten, televotimi me pyetjen ‘Kush doni të jetë fitues’ ka nisur. Në rrjetet sociale qarkullon edhe një denoncim lidhur me këtë televotim. Një punonjës i një Call Center-i ka denoncuar në rrjetet sociale, se pronari po i mbush telefonat dhe po i detyron të votojnë për Donaldin. Duke publikuar edhe telefonin me votat e dërguara për Donaldin, ai rrëfen se pronari është miku i Romeos.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga vëllai binjak i Donaldit, duke lënë gjithçka të kalojë në heshtje. E me ditët që i afrohen më shumë të premtes, me gjasa të tilla denoncime do të qarkullojnë edhe më shpesh në rrjet.