Sabiani tregon pengun e tij më të madh në ‘BBV’ dhe a do ta lërë Kejsin të marrë pjesë në sezonin e ri

Një nga emrat më të përfolur të “Big Brother VIP”, Sabiani, ishte i ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro. Ndër të tjera ai u ndal edhe te projekti më i fundit muzikor, kushtuar banorëve dhe situatave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sabiani tregoi se ishin fansat ata që e shtynë drejt një kënge të tillë.

“Fansat më thonin që Iliri do një këngë dhe mblodha situatat më të mira, më të ndjeshme brenda, vlerësova miqësinë time me Ilirin”!

Me nota humori Sabiani u pyet edhe nëse ishte xheloz për miqësinë e Ilirit dhe Tan Bramës duke e mohuar diçka të tillë.

“Më vjen mirë që Tani e ka vlerësuar Ilirin si unë, edhe Arbri gjithashtu. Për sa kohë miku im, vëllai im ishte mirë, ishte kënaqësi edhe për mua”.

Ndërkohë, Sabiani tha se “pengu” i tij” më i madh nga rrugëtimi në “Big Brother VIP” është fakti që nuk ka dalë i preferuari i publikut duke shtuar se kjo gjë e vret ende pak.

“Kanë qenë shumë momente, ishim pak të rënduar aty, ndaj jo çdo moment i bukur ishte në atë lumturinë e madhe sepse ndjenim mall për ata jashtë. Situatat gjithnjë ndryshonin, më vriste shumë fakti që nuk dilja asnjëherë i preferuari i publikut, më vret ende pak”.

Sabiani ka treguar se këtë edicion ai u ftua së bashku me vajzën e tij, Kejsin, për të marrë pjesë në reality shoë, por ai nuk ka pranuar. Por a do t’i pëlqente Sabianit tanimë që e përjetoi vetë si eksperiencë që Kejsi të bëhej pjesë e “Big Brother Vip 2”?!

“Arbana me stafin na ftoi bashkë me Kejsin, por unë mendova të futesha vetëm. Tani jam gjysmë i përgatitur, por pak skeptik. Gjithmonë prindi është pak skeptik për fëmijën. Do më pëlqente të ishte tek “Big Brother Vip 2” Kejsi, por jam skeptik”.

Shumë pranë finales, me dy finalistë të përzgjedhur nga publiku tashmë, Ilirin dhe Beniadën, Sabiani tha se ai e ka thënë se Iliri, Beniada dhe Donaldi do jenë finalistë kurse Monika jo.