Tuna i rikthehet ca kujtimeve të hidhura nga “Dancing With The Stars Albania”: Ma premtuan dhe se mora kurrë
Tuna ka publikuar një foto nga kujtimet e saj krah miqve artistë në “Dancing With The Stars Albania”.
Këngëtarja e fitoi spektaklin e njohur para 7 vitesh dhe si çmim i ishte premtuar një apartament në Tiranë, që siç duket ende nuk e ka marrë. “Sot 7 vjet, fitova ‘Dancing With The Stars Albania’. Çmimi i premtuar në opinion ishte një apartament në Tiranë. Garant ende është duke u ndërtuar”, ka shkruar Tuna.
Kjo nuk është hera e parë që personazhe të njohur reagojnë për çmime që nuk janë marrë kurrë prej produksionesh të njohur televizivë. Por këto tema kanë mbetur gjithmonë në kuadrin e një diskutimi online, ose kunjave të hedhura larg e larg./revistawho.com