“Jam single”, Kledi Hysa ndahet dhe nga Sheila?!
Dy ish-banorët e Big Brother, Kledi Hysa dhe Sheila Haxhiraj janë përfolur në rrjet për një romancë mes tyre, pas publikimit të disa fotove të dyshes ku dukeshin të afërt me njëri-tjetrin.
Pas gjithë aludimeve se janë në një lidhje, ish-banori ka sqaruar për herë të parë raportin me këngëtaren. I ftuar në “Pardon my French”, ai u tregoi se nuk është në një lidhje.
Përsa i përket Sheila Haxhirajt ai sqaroi se afrimitetin e me të e kishte vetëm në klipin që ajo i kishte propozuar. “Për momentin nuk jam në një lidhje! Sapo jam ndarë, dua të marr pak frymë…
“Unë Sheilën e njoha rastësisht në Big Brother. Pas daljes erdhi videoklipi që më ofroi ajo. U ndjeva shumë mirë, tema më pëlqeu, jam model dhe aktor dhe tregova talentin që kisha. Afrimitet në klip kishim, jashtë klipit jo”, tha ish-banori.
Duke folur rreth jetës së tij në Shipëri, ai tregoi se është shumë ndryshe nga jeta që bënte jashtë:
“Për mua ka ndryshuar gjithçka, rutina, vendi, gjuha. Jeta jashtë ka qenë e planifikuar, me plane, me regjim. Këtu është ndryshe. Këtu koha më pëlqen shumë, gjallëria, kafja, gjuha”
Për sa i përket fituesit të “Big Borother Vip”, ai vazhdon të jetë i të mendimit që duhet të fitojë aktori Donald Veshaj:
“Unë e kam thënë gjithmonë që Arjola dhe Donaldi janë ata që kam favorizuar. Lojtar i fortë është Iliri. Por ai që ka dhënë shumë për lojën është Donaldi”.