“Ti me dashnorët e tu!” Meliku ofendon Fjorin për videon intime

Një video intime e Fjorit ka bërë xhiron e rrjetit këto ditë. Ajo ka treguar se videoja është bërë kohë më parë dhe se ndihet shumë keq për këtë. Ditën e djeshme Fjori debatoi ashpër me Melikun i cili i përmendi këtë video.

Debati vijoi edhe sot kur Meliku e ka tensionuara koma më shumë situatën me ofendimet që ka bërë në studion e “Për’puthen”. Edhe pse të gjitha vajzat i dolën kundër, ai vazhdoi sulmin ndaj saj për të dytën ditë radhazi.

Meliku: E ka bërë (videon) një nga dashnorët e tu. Ikën fle në hotele dhe vjen këtu…

Efi: Sillu si burrë! Si ofendon në këtë lloj mënyre?!

Melik: Femër si ti në shtëpi nuk marr.

Fjori: Të kam shprehur ndonjëherë pëlqim unë ty?

Mikela: Në momentin që nuk ke interes për Fjorin, pse ndërhyn? Leri djemtë e tjerë ta gjykojnë

Duke shpjeguar se është një histori e së shkuarës, Fjori theksoi se do t’i kushtojë rëndësi djemve që i qëndrojnë pranë në këtë periudhë.

“Ai që më do, do më dojë me gjithë të shkuarën time. Ajo është gjë që ndodh. Ky emision është kaq i ndjekur dhe njerëzit duan të të sulmojnë dhe çdo gjë bëhet virale.

Këto janë momente të vështira. Kushdo që do të ishte në vendin tim, do të ishte shumë e ofenduar. Të vetmit që do të vlerësoj janë ata që do të rrinë pranë meje. Është e thjeshtë të gjykosh, por ta fusin njëherë veten në këpucët e mia dhe pastaj flasim”.

/News31