Këto janë fjalët e veçanta që Valdrin Sahiti i’a dedikoi gruas së tij (FOTO)
Sot, bashkëshortja e dizajnerit Valdrin Sahiti, Edita Ramadani po feston ditëlindjen.
Menjëherë që në orët e para të mesnatës ajo mori urime të shumta nga miq, shokë e familjarë.
Por një dedikim nga bashkëshorti i saj Valdrin Sahiti nuk kishte se si të mungonte.
Në këtë datë të veçantë të saj, Valdrini ndau një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku ndau edhe disa fjalë mjaft të veçanta për të.
Në postimin e ndarë me ndjekësit e tij, Valdrini u shpreh:
“Për gruan që e bëri familjen tonë kaq të fortë. Asnjë përrallë nuk mund të krahasohet me historinë e vërtetë të dashurisë që ndajmë (pa dhurata e pa kravata )”, shkroi ai.
View this post on Instagram
Ndryshe çifti vitin e kaluar janë bërë prindër për herë të dytë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Paris. Ata gjithashtu ndajnë vajzën 3 vjeçare Bella.
Shumë urime Edita. /Prive.al