“I thashë dua të ndahem dhe ai nuk lëvizte nga krevati”, Beniada bën një super rrëfim për ish-in

Gjatë një bisede me Donaldin, Beniada ka treguar për lidhjen e dashurisë që ajo ka pasur me një djalë, me të cilin tha se gjithsesi do kishte përfunduar e divorcuar edhe nëse lidhja e tyre do vijonte. Modelja u shpreh se kishte tërheqje fizike me ish-partnerin e saj, lidhja me të cilin zgjati vetëm 3 muaj.

Ajo u shpreh se shkuan së bashku me pushime së bashku në Capri të Italisë, por mori valixhet dhe iku nga hoteli për tu kthyer në shtëpi pasi nuk e duronte.

Rrëfimi i Beniadës: Capri ishte pushimi i parë dhe Sicilia ishte pushimi i dytë, mora biletën për në gusht. Harxhova 2000 euro vetëm për tu kthyer në shtëpi, as nuk më interesonte. Telefonova babain, më tha mos u bëj merak. U ktheva pasi u zumë, u bëmë keq fare, i thashë “ti flet për familje, dashuri, respekt, për familjen tënde, por ti nuk e di fare çfarë do të thotë dashuria”, edhe u bë keq fare.

Ishte ai që i kërkonte pushimet, unë asnjëherë. Kur u kthyem një javë nuk folëm e ai një ditë më tha “më fal, ke të drejtë janë gjëra të tjera që nuk të kam treguar, kam kuptuar që kam thënë, unë shkojmë këtu, shkojmë aty”.

“Shokët e tij i kishte të mëdhenj e të martuar, ishin xheloz. I thoshin: Kush e di çfarë bën në Milano, çfarë pune bën, modele, modele. I kishin thënë që ndoshta rri me të, e kam një tjetër në Milano. Ai filloi të thoshte: Hajde jeto me mua, çfarë do bësh në Milano. Në dy muaj ishin pak, si do shkoja tek shtëpia e tij”.

“Ishte muskuloz kështu, gabimi im ka qenë që unë për herë të parë jam kapur me një person vetëm nga ana estetike, e vjen një moment që… Jo nuk e shijova anën estetike se kishte diçka që nuk ma mbushte mendjen 100%”.

“Unë thashë që nëse një person të do, thotë jo ca po thua ti. Si erdhi herën e parë që erdhi poshtë te shtëpia që ishte bërë fare, edhe këtë rast mendova. Nganjëherë duhen edhe këto eksperienca që e humb cik kokën. Si i bëra valixhet ika nga hoteli, ai në krevat ca po bo? Po iki, as nuk u çua nga krevati, u çua pastaj kur nuk po gjeja taksi. Ishim në Capri”.