Po xhironin një videoklip me makina luksoze në Zvicër, por Mozzik dhe Getinjo e pësojnë keq! Ja çfarë u ndodhi
Dy reperat kosovarë, Getinjo dhe vëllai i tij Mozzik po realizonin një videoklip muzikor me makina luksoze në Zvicër por e kanë pësuar keq.
Policia ka ndërhyrë duke ndërprerë xhirimet e videoklipit “LamboZiki” të dy vëllezërve, për të kontrolluar mjetet luksoze.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë reperat, të cilët kanë shpërndarë nëpër llogaritë e tyre në Instagram, foto dhe video nga kontrolli policor.
Madje kanë publikuar një video të lajmit të transmetuar në mediat zvicerane.
“Policia ndërpreu xhirimin videoklipit në Zyrih”, shkruhet në postimin e Mozzik.
Nga ana tjetër, reperi Getinjo ka ndarë disa video të lajmeve nga mediat zviceriane.
Mozzik ka paralajmëruar albumin e ri muzikor që do të publikohet me 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve, dhe me sa duket në projektin e ri ai do të ketë një bashkëpunim me vëllain e tij Getinjo.
Pak ditë më parë Getoar Aliu, ose siç njihet si Getinjo, publikoi në Story një foto nga Budapesti ku rrëfeu një pjesë nga e kaluara e tij, ku tregon se ka qenë tre herë në burgjet e kryeqytetit hungarez.
Reperi ka shkruar se në atë vend shumë shqiptarë janë keqtrajtuar, duke lënë të kuptojmë se ngjarja mund të ketë ndodhur në kohët kur shqiptarët tentonin të kalonin në Evropë në mënyrë të jashtëligjshme.
“Këtu ku shumë shqiptarë kanë përjetuar keqtrajtim, njëri prej tyre edhe unë. Sot vij e i rrahë me dokumente gojës. Jeta është interesante! Tre herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dalë në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm”, shkruan Getinjo.