Opinionistja më e mirë e BBV është mami Jonida Maliqit
Që Big Brother VIP është kthyer në temë diskutimi brenda çdo familjeje, këtë tashmë e konfirmojnë komentet dhe zhurma në rrjet. Por një nga familjarët e njohur që ka marrë më shumë vëmendje së fundmi është mami Jonida Maliqit. Ajo është bërë e njohur në rrjet nga e bija, por këtë herë është kthyer në opnionisten më argëtuese online të BBV. U deshën disa video të publikuara nga Jonida për të na treguar çfarë mendon ajo.
Veç faktit që pranon se është fanse, e ëma e këngëtares është e bindur se Jonida nuk duhet të hynte e as të hyjë në BBV. “Ku duron ti moj. Une do isha kundër”, thotë ndër të tjera.
Aq u desh që Jonida ta ngacmojë më shumë duke u përpjekur ta bëjë të tregojë të preferuarin. “Nuk e kam ndarë mendjen, kam nja 2-3 të preferuar. As Arbana se ka ndarë akoma”, u shpreh ajo.
Nga sot keni një opinioniste të re online, vetëm shpresojmë që Jonida të postojë më shpesh të tilla video./revistawho.com