Konfirmohet emri i tretë që prezanton Eurovisionin
Mika do të jetë nikoqiri i Eurovizion 2022.
Krijuesi i hitit “Grace Kelly” do t’i bashkohet Laura Pausinit dhe Alessandro Cattelan, të cilët do të drejtojën këtë festival që nis më 10 dhe mbaron më 14 maj.
Lajmi u bë i ditur gjatë Festivalit Muzikor të Sanremos në Itali, kur të tre prezantuesit u ngjitën së bashku në skenë.
Mika tha: “Më shumë se kurrë besoj në rëndësinë e një komuniteti ndërkombëtar, në vlerën tonë të përbashkët. Unë besoj në bashkimin e njerëzve, në shembjen e mureve për të festuar ngjashmëritë dhe dallimet tona. Ne mund ta bëjmë atë falë muzikës, e cila është forma më universale e të shprehurit. Eurovizioni është ky dhe shumë më tepër. Unë e kam parë që kur isha fëmijë, e gjithë familja do të mblidhej për finalen e madhe. Një herë në vit, më shumë se 40 vende ndajnë të njëjtat emocione, pavarësisht historisë apo situatës politike: i bashkon muzika. Është një nder emocionues të jesh një nga mjeshtrit e ceremonisë në këto netë fantastike”.
Konkursi i këngës së këtij viti do të zhvillohet në Torino, Itali pasi Maneskin mori pjesë në festival vitin e kaluar.