Djali i Arben Dukës u shua pak javë pas të atit, miqtë e tij kërkojnë ndihmë: La pas një zbrazëti

Miqtë e Denis Dukës, djalit të poetit të njohur Arben Duka që ndërroi jetë nga një infarkt në SHBA pak javë pas babait të tij kanë nisur një fushatë për të ndihmuar familjarët me kostot e larta të funeralit.

Shpendi Lamaj, një prej miqve të tij shqiptar në tokën amerikane që prej 10 vitesh ka krijuar një llogari GoFund ku shkruan edhe disa fjala të veçanta për Denisin.

“Denisi ndërroi jetë në mënyrë të papritur në 2 shkurt, 2022 në Alexandria, Virginia në SHBA.

Denisi ishte një shok i shkëlqyer. Kur e takova për herë të parë mbi 10 vjet më parë, ai ishte shumë mikpritës dhe më kujtonte qytetin tim, Vlorën.

Ai la pas gruan e tij të dashur Eneda Danglli Duka, vajzën e tij të bukur Sofia Duka, motrën Denada Duka dhe mamanë Pranvera Duka.

Denisi ishte shumë i ri dhe la pas një zbrazëti. Për shkak të vdekjes së papritur, ne dëshirojmë të ndihmojmë dhe të mbështesim familjen me kostot e larta të funeralit. Çdo ndihmë është e mirëpritur”, thuhet në thirrjen e tij.

Denis Duka u nda nga jeta ditë e djeshme në moshën 35-vjeçare pas një infarkti duke lënë pas gruan dhe vajzën e tyre. Në mes të muajit Dhjetor Denisi i kishte dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, poetit të njohur Arben Duka. /abcnews.al