“Doja të vrisja veten”- Aktorja rrëfen marrëdhënien me Marlon Brando: Më donte dhe më keqtrajtonte

Aktorja Rita Moreno ka zbuluar se marrëdhënia e saj 8-vjeçare me Marlon Brandon ishte aq e paqëndrueshme sa u përpoq ti jepte fund jetës.

Aktorja e “West Side Story”, tani 90 vjeçe, ishte në një lidhje me aktorin për gati një dekadë pasi u takuan në xhirimet e “Désirée” në vitin 1954, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe.

“Ishte emocionuese për mua të isha me Marlon. Por ai ishte një njeri i keq. Ishte djalë i keq kur bëhej fjalë për femrat”.

Fituesja e EGOT vazhdoi të shpjegonte se Brando shpesh përpiqej ta gënjente, por ajo e dinte gjithmonë.

“Unë i thosha: Marlon më shiko! Dhe ai kishte një buzëqeshje që unë e njihja. E lexoja si një libër dhe kjo është arsyeja përse më donte, dhe arsyeja për më keqtrajtonte në shumë mënyra”, tha ajo.

Më pas pranoi se “u përpoq t’i jepte fund jetës me pilula në shtëpinë e tij”.

“Nuk e kuptova, që nëse do ta vrisja Ritën patetike, të trishtuar, të shkelur, edhe pjesa tjetër e Ritës do ikte së bashku me mua”, rrëfeu aktorja. “Me të vërtetë nuk e kuptoja këtë.”

Në vitin 2018, Moreno i zbuloi Wendy Williams se çfarë e mbajti lidhjen e tyre për kaq gjatë.

“Ai ishte mbreti i filmave … ai ishte me të vërtetë një nga burrat më seksi në Tokë,” tha ajo. “Ishte një nga ato marrëdhëniet shumë të stuhishme të dashurisë.”

Dyshja u bashkuan sërish në xhirimet e filmit të vitit 1969 “The Night of the Next Day” gjatë të cilit Moreno pretendon se Brando donte të riktheheshin sërish bashkë.

Por, Moreno ishte martuar me kardiologun, që ndërroi profesion në menaxher, Leonard Gordon me të cilin kishte një vajzë, Fernanda.

“Ai ishte gati të kthehej sërish,” shpjegoi ajo. “Nuk e desha këtë. Ai humbi një pjesë të madhe të vetes, mendoj. Ishte shumë e ndërlikuar. Vërtet, vërtet e ndërlikuar.”

Rita Moreno i ishte referuar më parë fituesit të Oskarit si “epshi i jetës sime”.

Brando, i cili vdiq në vitin 2004 në moshën 80-vjeçare, kishte një jetë personale të komplikuar që përfshinte martesa të shumta dhe njëmbëdhjetë fëmijë.