EKSKLUZIVE/ Sokol Cikalleshi vendos për të ardhmen, sulmuesi kuqezi pranon ofertën e…

Sokol Cikalleshi i jep fund dilemave për të ardhmen e tij.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka rinovuar marrëveshjen edhe për dy vite të tjera me klubin aktual, Koniaspor.

Kontrata e tij me turqit skadonte në mbyllje të këtij sezoni, por pas negociatave të vazhdueshme që prej vitit të kaluar, 31-vjeçari ka pranuar më në fund ofertën e re të Koniaspor me një rritje page, duke u bërë tashmë ndër më të shtrenjtët në ekip.

Cikalleshi kishte lënë gjithçka pezull, pasi e tundonte një ofertë nga Japonia, por gjithashtu edhe një klub arab.

Me fanellën e Koniasporit në Superligën turke sulmuesi ka realizuar 13 gola, duke qenë lider në këtë skuadër, ku gjithashtu aktivizohet edhe Endri Çekiçi.

PANORAMASPORT.AL