Einxhel Shkira nuk di të ndalet: “Donaldi nuk di të lexojë”

Big Brother VIP” tashmë është ndër temat më të dëgjuara së fundmi. Një debat i fortë ka ndodhur gjatë spektaklit mes prezantueses Einxhel Shkira dhe aktorit Donald Veshaj.

Ata kanë thënë deklarata të forta për njëri. Si duket ata kishin mosmarrëveshje në vendin e punës ku kishin qenë bashkëpunëtorë të dy, dhe kjo ka bërë që dyshja të debatonin me tona shumë të forta.

Ndërkaq pas spektalit ishte Einxhel ajo që po fliste me Arjolën duke thënë se “Ai po vë në dyshim korrektësinë time në punë, por ai nuk di as të lexoj një letër”.

Einxhel dhe Donald janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Fillimisht u shfaq në klip duke folur për Donaldin, i cili sipas saj njihet vetëm nga Bora Zemani.

Ajo foli edhe për Romeon, i cili njihet sipas saj po ashtu nga Jonida Maliqi. Einxhel i quajti djemtë “çuna Al Pazari”. Donaldi e konsideroi Einxhelin të ulët dhe u ndje i shokuar.

Por disa kanë vënë re një detaj, të cilën e kanë konsideruar si sulm për Borën.

Donaldi drejtuar Einxhelit: E di ti se çfarë kam bërë unë në jetën time? Nqs nuk e ke kuptuar, kujdes shpirti i vogël, sepse kam sakrifikuar më shumë se ty dhe ndoshta më shumë se ndonjë njeri tjetër këtu jashtë, se kam marrë përgjegjësi që të tjerët nuk i kanë marrë, përveç faktit që kam mbajtur një fletë në dorë dhe kanë dalë aty veshur bukur.

Einxhel: Për kë e kishe këtë?

Donaldi: Për atë që thua ti.