Lori dhe Sara Hoxha: Konfirmojmë Big Brother VIP 2
Për herë të parë në një intervistë të dyja bashkë në Top Albania Radio, Sara dhe Lori kanë folur sot për Big Brother VIP.
E teksa sezoni i parë i spektaklit është fare pranë finales, pyetja kryesore që shtrojnë fansat është se a do të ketë një sezon të dytë të Big Brother me personazhe publike. Sara Hoxha e dha përgjigjen e shumëpritur.
“Do të kemi. Gjëra për të rregulluar ka gjithmonë, por mendoj se ka shkuar mirë. Jemi shumë të lumtura me suksesin e Big Brother Vip Albania”, pranoi ajo.
Dhe me kaq u kuptua se së shpejti do ketë njē edicion të dytë./revistawho.com