Nis me polemika nata e parë e Sanremo 2022/ Achille Lauro performon i zhveshur në skenë, Ornella Mutit nuk i punon mikrofoni
Ka nisur me shumë polemika edicioni i 72-të i Festivalit të Sanermos. I mbajtur në teatrin “Ariston” , festivali drejtohet nga Amedeo Umberto Rita Sebastiani, i njohur gjerësisht si Amadesu, i cili është gjithashtu drejtori artistik i festivalit.
Për të katërtin vit radhazi këngëtari Achille Lauro ishte protagonist i Festivalit të këngës në Itali, pasi ai bëri performancën hapëse e cila bëri jo pak bujë.Amadeus-Papillon
Lauro u shafq i veshur vetëm me një palë pantollona të markës prestigjioze “Gucci”.
Këngëtari doli në skenë duke dhuruar një performancë të pazakontë, e cila përfundon me një prekje blasfemie kur ai “i bën pagëzimin vetes” duke derdhur ujë të shenjtë në fytyrën e tij në fund të interpretimit.
Pak orë para fillimit të spektaklit, Achille Lauro, emri i vërtetë i të cilit është, Lauro De Marinis, ka bërë një postim të veçantë në rrjetet sociale. Performanca në skenën e Ariston i kushtohet nënës së tij Kristinës: “Sot 61 vjet më parë lindi nëna ime. Sot 61 vjet më vonë i jap hapjen e Festivalit të Sanremos“.
Pas performacës së zhurmshme të Achille Lauros, në skenë u ngjit Ornella Muti, bashkëprezantuesja e Amadeus. Ajo u shfaq shumë elegante, por përveç incidentit teknik që pati me mikrofonin, u komentua shumë një postim që ajo kishte bërë një ditë më parë në Instagramin e saj.
Aktorja postoi në profilin e saj një foto me vajzën gjatë provave, ku ajo që ra në sy ishte një bizhuteri më gjethe marijuanë, e veshur si nga aktorja dhe nga vajza e saj.
Gjatë natës së mbrëmshme, 12 garuesit e parë performuan këngën e tyre për herë të parë. Në fund të shfaqjes, këngët u renditën nga juria e përbërë nga përfaqësues të mediave.