Bashkëpunëtore e një grupi kriminal, reagon për herë të parë konkurrentja e Për’Puthen rreth të shkuarës së saj: E kaluara mbetet…

Hyrja e konkurrentes Laureta Zyba në emisionin Për’Puthen bëri bujë të madhe mediatike. Përveç faktit se ajo është motra e njërës prej vajzave që janë aktualsht në program, ajo u përfol në media rreth të shkuarës së saj të errët. Së fundmi ka vendosur të bëjë një reagim vetë konkurrentja në lidhje me të shkuarën e saj.

Në një postim në Instagram, Laureta ka bërë një shkrim të shkurtër pas gjithë zhurmës që krijoi.

“Paqe, Dashuri, shëndet në jetë kjo ka rëndësi se e kaluara mbetet vetëm eksperiencë, ju rujt Zoti”, ka shkruar ajo.

Sipas mediave kosovare konkurrentja është arrestuar moshën 23-vjeçare si bashkëpunëtore me një grup kriminal. Ajo vendos në pranga në një operacion policor në vitin 2018 së bashku me tre persona të tjerë, dy shtetës malazezë të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe një shtetas serb.

Raportohet ndër të tjera se Laureta Zyba punonte si striptiste në klube nate dhe ishte shoqe e stripties tjetër të njohur kosovare, Donjeta Kosumi, e njohur me pseudonimin Kallashi.

Megjithatë në lidhje me të shkuarën e saj ka bërë një reagim edhe autorja e programit, Olsa Muhameti. Ajo ka shkruar në një Instastory se është në dijeni për të kaluarën e konkurrentes por ka vendosur t’i japë një mundësi të dytë.

“Ma keni nisur kaq shumë këtë lajm…Sigurisht që Laureta na i kishte treguar në audicione të shkuarën e saj, ajo që lexohet në dokumenta të paktën. Si çështje serioze do ta trajtojmë në Prime, ama unë kam një pyetje për të gjithë ju. A meriton një qënie njerëzore të ketë një shans të dytë në jetë? Unë mendoj që Po! “Për’puthen” nuk është një program vetëm dashurie, ne duam të japim dhe mesazhe e pse jo mundësi të dyta në jetë…Shpresoj i tillë të jetë rasti i Lauretës në fund…”,– ka shkruar ajo.

Sipas policisë kosovare, të arrestuarit përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohej të ishin përfshirë edhe në veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.