“Kur të vjen dashuria e momentit, shfrytëzoje”/ Labinot Gashi tregon se mbështet Beatrix Ramosajn! Ja çfarë mendon ai për Bora Zemanin
Moderatori i njohur, Labinot Gashi, ka folur për herë të parë për trekëndëshin Beatrix Ramosaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemani, ku ka treguar se e mbështet këngëtaren pavarësisht rrethanave.I ftuar në emisionin “Why Not”, Labinoti është shprehur se ‘dashuria ndonjëherë është mbi të gjitha dhe se nuk mund të shikosh më asnjë njëri në botë’.
Ai tregoi se ka një respekt shumë të madh për Antigonën, mamanë e Beatrixës dhe zbuloi se ajo e ka përjetuar më keq se këngëtarja presionin nga jashtë.
“E kam përkrahur, pa marrë parasysh situatën dhe rrethanat me të cilat kanë ndodhur. Dashuria ndodnjëherë thonë është mbi të gjitha dhe nuk shikon njëri në botë. Respekt shumë të madh për mamanë e Beatrixës, Antigonën sepse e di që ajo e ka përjetuar më keq sesa Beatrix, mbase ajo sot e përjeton se nuk e ka ditur gjatë qëndrimit brenda por nëna e saj e ka përjetuar presionin. Qëndroj pa ma rrë parasysh që është vendimi i të dyve si i Donaldit s ii Beatrixës, ata e kan zgjedhur në këtë mënyre do Zoti vazhojnë edhe jashtë”.
Gjithashtu, Labinoti shtoi se e respekton Borën dhe e çmon si prezantuese.
“Respekt shumë të madh kam edhe e çmoj si prezantuese Borën. Edhe pse faktikisht gjykimi është gjithmonë tek Bora. Prap se prapë unë besoj tek dashuria, kur të vjen dashuria e momentit, shfrytëzoje”-ka thënë ai.