Ema Andrea ironizon keq ‘BBV’: Të kesh ëndërr me hy në Big Brother… nuk di dmth!
Aktorja Ema Andrea ka ironizuar personat që kanë ëndërr të jenë pjesë e Big Brother. Me anë të një postimi, aktorja nuk e kupton
se si ka persona që ndihen të lumtur duke fjetur në një krevat me një person tjetër, e mbi të gjitha i shikon e gjithë Shqipëria.
“Te kesh enderr me hy ne Big Brother ..nuk di dmth! Te jesh i/ e lumtur se kur fle ne shtrat pranë dikujt qe quhet Paralel dhe e sheh gjithe Shiperia..
nuk e di dmth…! Gezuar Shekullin ku lumturia eshte sasi K…! Poete hidhuni vet ne zjarr se librat jane djege kaherë!”, shkruan Ema.
Para se të fillonte ‘Big Brother Vip’ emri i Ema Andrea është lakuar shumë në media që mund të ishte një nga banorët e shtëpisë,
por nga ky reagim që shohim tani nga aktorja, na lë të kuptojmë që ka qenë thjesht një spekulim mediatik, pasi ajo nuk do të hynte kurrë në BBv.