Iliri flet për dënimin e Donaldit: Më vjen keq, duhet ta mbronte veten

Pas dënimit të marrë nga vëllai i madh, i cili do të zbulohet në spektaklin e të martës, për Donaldin, Iliri ka nisur të diskutojë lidhur me këtë moment së bashku me Tanin.

“Më vjen keq se është djalë i zgjuar, kreativ. Duhet ta mbronte veten”, ka thënë Iliri për Donaldin. Ndërsa Tani ka vazhduar bisedën duke thënë se Donaldi pranoi se e shijoi çdo gjë.

Iliri ka insistuar se Donaldi duhet të dinte ta mbronte veten, bisedë të cilën e ka ndarë edhe me vetë Donaldin./revistawho.com