Këtë foto të Ponit e kupton çdo nënë që po i rrit fëmijët në epokën virtuale

Nëse keni qenë kuriozë të dini pak më shumë mbi raportin e Ponit me të birin, Frenk, kjo foto e publikuar nga vetë ajo, tregon gjithçka.

Këngëtarja ka postuar një letër të shkruar nga i biri, i cili ka ngritur një kërkesë me shkrim që mami t’i japë tabletin. Mes rreshtaash ai ka kërkuar leje dhe letrën e mbyll me fjalët: “Nga Frenk, me gjithë dashurinë. Të puth”.

Poni është argëtuar shumë nga kjo situatë dhe e ndau me publikun. “Kërkesë me shkrim kur e kemi konsumuar drejtëpërdrejtë. Po nga ju si janë kërkesat”, shkruan këngëtarja.

Kushedi sa nëna e kanë gjetur veten në këtë situatë të zakonshme familjare./revistawho.com