Vuçiç njofton vdekjen e ish-gruas: Nëna e dy fëmijëve të mi vdiq papritur
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka humbur bashkëshorten e tij të parë, Ksenja Vuçiç. Lajmin e ka bërë me dije Vuçiç përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
“Sonte në Beograd, papritur, në moshën 56-vjeçare ka ndërruar jetë Ksenija Vuçiç, nëna e dy fëmijëve tanë, Danilo dhe Milica, dhe gruaja ime e parë.
Më vonë do të informojmë familjen dhe miqtë për vendin dhe datën e varrimit,”– shkruan Presidenti i Serbisë krah fotos së të ndjerës.
Ksenja lindi në vitin 1968 në Beograd, ku edhe u diplomua për histori arti në Fakultetin Filozofik. Punoi si gazetare prej 28 vitesh.