‘Bashkëpunimi me të ishte sfidë’/ Ç’ka ndodhur mes Romir Zallës dhe Gent Zenelajt?
Aktori Romir Zalla ka treguar për një konflikt që ka pasur me kolegun e tij, Gent Zenelajn. Në emisionin ‘Glamour Zone’, Zalla ka lënë të kuptohet që gjërat mes tij dhe aktorit Gent Zenelaj nuk shkojnë aq mirë pasi vunë në skenë shfaqen e ‘Don Kishotit’.
Ai nuk ka preferuar që të japë detaje por la të kuptohet se kanë hatërmbetje me njëri-tjetrin.
Ester Bylyku: Me cilin nga aktorët bashkëpunimi, ka qenë një sfidë e vërtete?
Romir Zalla: Unë do të përmend bashkëpunimin me Gentian Zelenaj. Siç shkon çdo gjë në Shqipëri, në momentin që një gjë është shumë e suksesshme, atëherë ne biem m’sysh dhe e prishim.
Ester Bylyku: Patët kontradita me njëri-tjetrin?
Romir Zalla: Më mirë mos të t`i them se duhet një natë e gjatë pranë oxhakut për të t`i thënë. Në momentin që një gjë ka sukses, pikërisht në atë moment ndodh diçka, fillon prishet zinxhiri, diku ka një hatërmbetje, dikujt s`i pëlqen një gjë, dikush tërhiqet me marifet dhe gjëja prishet.
(k.m/dosja.al)