Luana u bë nostalgjike për kohën në “Top Channel” dhe njoftoi se të tjera projekte janë rrugës…
Me postimet e fundit në ‘Instagram’, Luana Vjollca ka treguar se është bërë shumë nostalgjike për kohën kur punonte në “Digitalb” dhe “Top Channel”.
“14 vite më parë, imazh i Digitalb për dy vite rresht teksa sa kisha nisur hapat e para të karrierës”, ka shkruar Luana në postim. Më pas ajo ka publikuar një moment edhe nga “Shiko kush luan”, duke treguar se trembej shumë tek një prej lojërave.
Me postimin pasradhës ka njoftuar se shumë gjëra të tjera do të vijnë, por nuk e ka zbuluar ende për çfarë bëhet fjalë./revistawho.com