Doktorët me urgjencë në shtëpinë e Big Brother: Einxhel pëson aksident të keq gjatë natës/ Video

Në orët e para të mëngjesit, Enxhel duke luajtur me një jastëk rrumbullak të stërmadh në formë rrote, në tentativë për ti hipur sipër, bie dhe shembet përtokë.

Menjëherë sa ra dëgjohet të thotë: “oh, e theva krahun”. Banorët e tjerë nuk e marrin seeiozisht fillimisht dhe shkrihen së qeshuri. Iliri që ishte më afër, i afrohet të sigurohet për gjendjen e saj.

Më pas afrohet Arjola, ende duke qeshur, në atmosferën e lojës që ishin duke bërë, pasi nuk e kupton menjëherë sa serioze është gjëndja dhe me shaka thërret “Dagz”.

Iliri përpiqet ti prekë krahun Enxhelit por ajo nuk e lejon. “E kam nxjerrë nga vendi”, i thotë. Beniada vë re që diçka nuk është vërtet në rregull dhe e shqetësuar u thotë banorëve “e shikon si ka dalë?”, duke e patur fjalën për ndonjë kockë të krahut, të dalë vendit.

Afrohen të gjithë me radhë, Donaldi do të sigurohet që nuk është një rreng i Enxhel dhe i thotë të mos tallet, por Enxhel rri shtrirë dhe përpëlitet përtokë duke thënë të mos ia prekin krahun sepse ka dhimbje.

Enxhel fillon të qaje dhe lutet mos t’ia prekë asnjëri krahun. Banorët konstatojnë se ka dalë një kockë te brryli por nuk janë të sigurt nëse është thyer. Ata janë në pritje të doktorit i cili nuk vonoi të vinte. Ndërkohë që doktori merrej me Enxhel, banorët u detyruan nga Vëllai i Madh të rrinin në oborr.