Pasi rrëfeu se ka dubluar pasthirrmat në filmat me pullë të kuqe, Tani vishet si femër me fustan dhe me taka
Tan Brama është konsideruar si legjenda e “street dance” në Shqipëri. Ai është një nga koreografët më të talentuar dhe të njohur shqiptar për talentin dhe shkathtësinë e tij.
Tani ai është pjesë e Big Brother VIP dhe një nga të nominuarit për të dalë, së bashku me Egzonën. Të dy janë në nominim dhe njëri prej tyre largohet të premten.
Duke biseduar dje me banorët, Tani i tha Donaldit në një bisedë së bashku me Einxhel, se ka marrë pjesë në dublimet e videove për të rritur në Digitalb, para 10 vitesh.
Donaldi ka mbetur i shtangur nga rrëfimi i Tanit, ndërkohë që Einxhel e konfirmoi një gjë të tillë. Ajo e dinte. Tan Brama u shpreh se bënte vetëm pasthirrmat.
Tanin me sa duket e ndjekin eksperiencat e çuditshme. Sot, banorët kanë marrë dënime nga Vëllai i Madh dhe Tanit i ra për pjesë të vishej si femër.
Më shumë se femër, në fund Tani mori pamjen e një lloj Mickey Mouse femër, me taka vërtet të larta. I veshur me fustan dhe me taka, ka bërë edhe një kërcim sensual.
View this post on Instagram