Dhe “lufta” mbaroi… Donaldi dhe Iliri pajtohen me një kërcim dhe përqafim (video)
Raporti i Donaldit dhe Ilirit në “Big Brother VIP” është padyshim i çuditshëm. Në njërën anë dyshja debatojnë, zihen dhe bërtasin e nga ana tjetër përqafohen dhe kërcejnë.
Vetëm së fundmi Iliri dhe Donaldi kanë kërcyer balet para banorëve në dhomën e gjumit. Doni ta dini si e kanë mbyllur? Dyshja janë përqafuar, sikur zënkat e tyre të mos kishin ekzistuar kurrë.
Ilir Shaqiri është zgjuar ditën e sotme duke treguar një ëndërr që kishte parë. Teksa ndodheshin në banjë, balerini i njohur i thotë Beniadës se kishte parë në ëndërr bashkëshorten e tij, e cila i thoshte se mund të jetë shtatzënë.
Modelja e njohur i thotë se sa bukur, pasi kjo është dhurata më e bukur që prindërit mund t’i bëjnë fëmijës, një motër ose vëlla.
Iliri: Pashë një ëndërr Manuelën e më tha kryqëzo gishtat, se nuk po më vijnë, është një shenjë kjo.
Beniada: Të ishte jashtë do kishe pyetur dikë se çfarë kuptimi ka. Por me siguri është një gjë e mirë
Iliri: Edhe muhabetet që u bënë, Donaldi që donte një motër.
Beniada: Çfarë ke menduar?.
Iliri: U këputa, dëgjova sa dëgjova.
Beniada: Donaldi tha dua një motër. E ti kishe menduar Emily me një motër o vëlla.
Iliri: Shumë herë harrojmë se jeta është një dhe përqendrohemi shumë te puna, pa parë me vëmendje shumë gjëra të tjera. Hë ta bëj këtë edhe atë.