Zbulohen emrat e tre prezantuesve italianë të “Eurovision Song Contest 2022”
Treshja, Laura Pausini, Alessandro Cattelan dhe Mika do të jenë mikpritës të ceremonisë së “Eurovision Song Contest 2022” në Torino dhe lajmet e mëtejshme do të shpallen zyrtarisht gjatë Festivalit të Sanremos në fillim të muajit shkurtit.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia italiane e lajmeve “Adnkronos”, e cila citon “burime të sigurta në mirë informim”. Thashethemet për të tre yjet kanë qarkulluar prej muajsh dhe sipas, “Adkronos”, këngëtarja Laura dhe drejtuesi televiziv Alessandro kanë nënshkruar tashmë kontratat e tyre, me përjashtim të këngëtarit britanik, Mika, i cili e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen e tij, por që thuhet se tashmë është gati të nënshkruajë kontratën e tij.
Njoftimi zyrtar pritet të vijë në natën e dytë të Sanremos, me 2 shkurt, sepse Laura është e ftuar speciale atë mbrëmje./revistawho.com