Pas “Për’puthen”, Atdhe Xharavina bëhet pjesë e “Love Story”? Ish-konkurrenti reagon ashpër pas thashethemeve

Këtë sezon, në “Për’puthen” janë rikthyer disa ish-konkurrentë, midis tyre Ana Lleshi, Mevlan Shaba dhe Eduard Kuçi.

Mirëpo, së fundmi në mediat rozë qarkulloi lajmi se Atdhe Xharavina, ish-konkurrent i sezonit të dytë, kishte kërkuar rikthimin. Por për shkak se kërkesa i ishte refuzuar, ai do të bëhej pjesë e një formati të ngjashëm me “Për’puthen”, “Love Story 2” në “TV Klan”. Madje, Atdheu do të ishte fronist, krahas Kristit dhe Xhonit.

Lidhur me këto thashetheme, ka reaguar ashpër ish-konkurrenti i “Për’puthen”. Në një reagim të gjatë në Instastory ai ka hedhur poshtë këto aludime, si për rikthimin në “Për’puthen”, si për pjesëmarrjen në “Love Story”.

“Prap pordhtalet e kota shkruajnë Atdheu refuzohet nga ‘Për’puthen’ dhe do ik te ‘Love Story’ po ku bona kerkes une per rikthim njehere? Apo e doni me fakte qe e kam refuzu une rikthimin tim te Për’puthen dhe nuk do jem pjese e emisioneve tjera. Qetësohuni se kam mbaru punë unë me këto”, shkruan Atdheu.

Sakaq, në “Për’puthen” përflitet në mediat rozë, se këtë javë do të rikthehet Iriada, e cila u përjashtua nga programi, së bashku me Edin, pasi thyen rregullat.

/News31