“Ditën që hyra në Big Brother për të takuar Arjolën kisha marrje mendsh”, Adriana Matoshi rrëfen momentin kur kuptoi se i ishte rikthyer tumori

Artistja tregoi në emisionin “Goca dhe Gra”, se ky moment ka qenë pikërisht kur ka hyrë në Big Brother për t’i bere nje surprize mikes se saj te ngushte, Arjola Demirit.

“Ka qenë dita kur kam hyrë në ‘Big Brother VIP’, për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marrje mendsh, por u përpoqa të mbaj veten, që Arjola të mos e kuptonte. U vizitova të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor”.

Aktorja tregon se sëmundja nuk e lejonte të shprehte çfarë donte: “Nuk thosha dot atë që mendoja. Më ngecnin mendimet, ishte e vështirë”.

Vendimin për të rrëfyer publikisht betejën e saj, ajo thotë se e mori për t’i frymëzuar të gjitha ata që janë në të njëjtën situatë.

“Nuk doja t’i tregoja njeriu, por doja t’i jepja forcë dhe të tjerëve dhe bëra postimet në rrjetet sociale. Asgjë nuk është si shëndeti, s’ka lidhje as fama, asgjë tjetër”.