Donaldi banori më i padëshiruar brenda shtëpisë: zgjidhet Miss inteligjenca, Miss seksi, Miss punëtori dhe miss banori më i padëshiruar

Banorët në mision nga Big Brother kanë zhvilluar një spektakël brenda shtëpisë, ku ka patur edhë ndarje çmimesh. Spektakli u prezantua nga Egzona.

Miss inteligjenca u zgjodh Einxhel, miss sekËsi u zgjodh Arjola. Miss banori më punëtor u zgjodh Beniada dhe banori më i padëshiruar u zgjodh Donaldi. Votuan vet banorët.

Të gjithë banorët patën nga një performancë. Gjithashtu, pa dijeninë e tyre si asnjëherë më parë, ka ndodhur një nominim krejtësisht i papritur. Pas një organizimi shumë të bukur festiv me këngë, në kuadrin e lojës, u nominua Monika Lubonja.

Çdo gjë nisi si lojë por nuk rezultoi kështu. Ky nominim vlen për të martën e ardhshme, jo për këtë të premte ku në nominim janë Einxhel, Beatrix dhe Donald.

Big Brother VIP ka hyrë fiks në fazën e fundit të programit, sepse kanë mbetur saktësisht edhe 4 javë nga fundi i këtij fenomeni në Shqipëri. Në finale do të shkojnë ata që kanë më shumë fansa, por edhe durim.

Ju tashmë e dini se 4 finalistët do të fitojnë 10 mijë € secili, kurse fituesi do të marrë me vete 100 mijë €, me trofeun që pritet të jepet nga kryeministri Edi Rama më 18 shkurt në Vlorë (sipas lajmit nga portali Pamfleti i gazetarit Gjergj Zefi).