Dj PM reagon pas daljes së Dj Dagz nga “Big Brother Vip”
Mbrëmë në “Big Brother Vip” janë bërë dy eleminime.
Pas konkurentës së parë këngëtares Xheisara, në shtëpi u hap dhe një televotim i dytë ku dy të fundit që nuk shpëtuan nga zingjiri i shpëtimit shkuan në televotim.
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz mbetën të fundit dhe Dj Dagz ishte konkurenti i dytë që u eleminua dhe la shtëpinë e “Big Brother Vip”.
Menjëherë pas daljes së tij ka reaguar Dj PM, ish-konkurenti me të cilin nisën së bashku aventurën e tyre në shtëpinë e “Big Brother”.
“Krenar me ty vëlla, tash është koha #PMandDagz. Të dua vëlla deri n’vdekje bashkë” shkroi Dj PM.
Prive.al