Dikush e quan në koment “lopë holandeze”, Ronela Hajati i kthen përgjigjen epike që do ju shkrijë së qeshuri (foto)
Ronela Hajati është një nga yjet e showbizit që njihet për drejtpërdrejtshmërinë e saj. Nuk janë të rralla rastet kur këngëtarja iu përgjigjet ofendimeve të fansave nëpër komente në rrjetet sociale.
Kështu ka ndodhur edhe në fotografinë e fundit të saj ku ajo shihet e veshur me një palë rroba vjollce. Njëri nga komentuesit e ka quajtur “lop hollandeze”, artistën, ndërsa kjo ia ka kthyer me të njëjtën monedhë duke e quajtur “gomar shqiptar”.
Ronela Hajati së fundmi ka fituar Festivalin e RTSH-së dhe kështu ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, qe do mbahet ne Itali ne muajin maj.
Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar planet që ka për të dhënë maksimumin e saj. Këngëtarja tha se ndryshe nga performanca në edicionin e 60-të të festivalit, në Torino, do të vijë në një dimension tjetër.
“Kënga do të ndryshohet, kam tre versione. Kam dëshirë ta çoj këngën për t’u rregulluar dhe jam tre producentë shumë të famshëm të muzikës botërore. Do të shikojmë më të përshtatshmen dhe do të bëhet në një nga studiot më të mira. Performanca e festivalit me klipin dhe performancën në Torino, do të jenë të ndryshme.
Nuk do të kenë lidhje me njëra-tjetrën, si tre individë të ndryshëm, që këndojnë tre këngë të ndryshme. Klipi do të jetë dua ta sjell si mistike, e rrallë, ndërsa performanca do të jetë shumë commerce, dua të bëj diçka as evropiane, diçka si latino amerikanët, dua të sjell një gjë që të shkaktoj shumë polemika.”, u shpreh këngëtarja.