Tezja e Trixës, Albërie Hadërgjonaj: “shqiptarët dinë punët e tjetrit se punët e veta i kanë llum”
Në mbyllje të spektaklit, një surprizë për Trixën e cila nuk ka qenë me humor të mirë ditët e fundit. Tezja e saj, Albërie Hadërgjonaj u fut brenda shtëpisë së Big Brother Vip, për ta takuar dhe më pas për të kënduar.
Ajo e përqafoi mbesën e saj, përshëndeti edhe Donaldin me shumë përzemërsi duke i thënë që e ka qejf dhe tha dy fjalë: “Beatrix është rritur me vajzat e mia, ajo ka një shpirt dhe një pastërti. Nëpërmjet ekranit është shumë e vështirë që njerëzit t’a njohin çiltërsinë dhe dashamirësinë e saj. Sa e ëmbël është kjo vajzë por… do rritet edhe kjo, siç jam rritur edhe unë nga gjithçka në jetë, e bukur apo e keqe.
Unë jam shumë e lumtur që Beatrixi po përjeton një emocion me Donaldin që unë e kam shumë zemër. Të duam shumë Donald.”
Më tej ajo vazhdoi si për t’i dhënë një mesazh kundër gjithë komenteve negative për mbesën e saj: “Shqiptarët janë ata njerëz që më mirë dinë punët e tjetrit sesa punët e veta që i kanë llum te shpia”
Beatrixi në fund fare është një vajzë e re, që pëlqen një djalë i cili i dha dritën jeshile dhe nuk ka asnjë gjë të keqe, unë kam lënë burrin me kalamaj jo më…” e mbylli ajo duke shkaktuar të qeshura.
Trixa u ngjit të këndojë me tezen e vet dhe para se të zbriste nga podi, u përqafuan dhe u duk sikur Albërie diçka që nuk u dëgjua, i tha në vesh.